Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe pranë varrezave në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të kësaj masakre.
Thaçi tha para mediave se tendenca e fshehjes së një krimi të tillë, është një sjellje e mentalitetit të Millosheviçit.
“Gjithmonë duke kërkuar drejtësi që shteti serb, të jap llogari për genocidin që ka kryer në Kosovë. Tendenca e fshehjes është një sjellje e mentalitetit të Millosheviçit dhe kjo sjellje ka ardhur si pasojë e heshtjes së ndërkombëtarëve, dhe nuk ka njeri në botë, që mund të mohoj krimin që e ka kryer Serbia”, tha Thaçi./abcnews.al

