Kurti: Krim i vazhduar mohimi i Masakrës së Reçakut

schedule11:02 - 15 Janar, 2020

schedule 11:02 - 15 Janar, 2020

Familjarë e qytetarë të sot po bëjnë homazhe e po nderojnë viktimat që ranë 21 vjet më parë në Masakrën e Reçakut në Kosovë. Të pranishëm kanë qenë krerët e shtetit të Kosovës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, dhe kreu i VV Albin Kurti.

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndërsa bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve tha se është detyrim i institucioneve Kosovare, që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër, të dënohen.

Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO të niste bombardimet. 21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet, dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tonë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve kosovare dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë, në mënyrë që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut, të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen”, tha Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!