VIDEO | Klas argjentinas, Lamela shënon supergol për Tottenham

schedule21:46 - 14 Janar, 2020

schedule 21:46 - 14 Janar, 2020

Skuadra e Tottenham është detyruar të zbresë sërish sot në fushën e lojës, për shkak se në takimin parë kundër Middlesborough, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Kjo sfidë, është e vlefshme për FA Cup dhe Tottenham në fushën e saj, ka gjithçka në kontroll.

Lo Celso shënoi golin e parë që në minutën e tretë, ndërsa në të 15-ën, Eric Lamela shënoi një supergol, duke treguar të gjithë klasin e tij.

Pasi i vjedh topin një mbrojtësi, Lamela driblon një tjetër, duke dalë i vetëm përballë mbrojtësit të fundit. Pasi driblon dhe mbrojtësin e vetëm që i kishte mbetur përballë, Lamela shënon me shumë lehtësi me të majtën, duke mposhtur gardianin e Middlesborough./abcnews.al