U deshën ditë për ta marrë veten nga vendimi në dukje i papritur i Meghan dhe Harry-it dhe tani të gjithë i kishin drejtuar sytë nga mbretëresha Elizabeth. Kjo e fundit, bëri prononcimin historik duke thënë se pranon vendimin e çiftit për të hequr dorë nga statusi mbretëror.
William largoi Harry-n dhe Meghan? Flasin vëllezërit
Brenda sherrit të Mbretëreshës me Princ Harry-n: ‘Ai po sillet si adoleshent’
Princ William thyen heshtjen pas largimit të Harry-t dhe Meghan-it nga mbretëria
Ky përfundim, u arrit pas takimit të familjes në Sandringham ku thuhet se ishin të pranishëm mbretëresha, princi Charles, William, Harry dhe Meghan, përmes një video-call direkt nga Kanadaja. E dimë që jeni shumë kurioz, kështu që lexoni më poshtë ç’ka thënë:
“Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje. Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur.
Harry dhe Meghan e kanë bërë të qartë që jeta e re që do të krijojnë nuk do të mbështetet në fondet publike. Që më herët, kemi rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën familja Sussex do të jetojë mes Kanadasë dhe Britanisë. Ka ende çështje komplekse për t’u zgjidhur dhe punë për t’u bërë, por një vendim final pritet të dalë në ditët në vijim.”
Pavarësisht mbështetjes së plotë që mbretëresha tregoi për nipin dhe nusen e tij, fjalitë e saj pasivo-agresive të ngjallin dyshime. E vutë re se që tani për mbretëreshën ata janë thjesht “Meghan” dhe “Harry”? Titujt Dukë dhe Dukeshë s’u panë gjëkundi. /abcnews.al