Dëmtimi i rëndë i Nicolo Zaniolos ka rikthyer Romën në merkato. Mesfushori ofensiv ka mbyllur sezonin dhe verdhekuqtë kanë tentuar Xherdan Shaqirin.
Lojtari nga Gjilani nuk po përfiton shumë hapësira nga trajneri Klopp dhe Roma e kërkon në huazim. Propozimi i klubit kryeqytetas është refuzuar në mënyrë kategorike nga “The Reds”.
Largimi i Shaqirit në këtë fazë të sezonit nuk shihet me sy të mirë dhe Liverpool dëshiron të jetë sa më i plotë, pasi lufton në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al
AS Roma today asked for Xherdan Shaqiri on loan as Zaniolo replacement (he’s now injuried). Liverpool refused to loan him out on January. No chance. ? #LFC #Shaqiri
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2020