Skuadra e Luftëtarit është dënuar sot nga FIFA me bllokim merkato dhe klubi gjirokastrit nuk do të mundet të afrojë asnjë lojtar gjatë kësaj merkato janari. PanoramaSport raporton se klubi i Luftëtarit është njoftuar sot me këtë vendim të FIFA-s, që bllokon afatin dimëror të transferimeve.
Ky dënim ka ardhur për shkak të shumë çështjeve të çuara në gjyq nga futbollistë të pakënaqur në tre vitet e fundit, si dhe për borxhet e shumta që ka klubi. Përveç problemeve brenda fushës së blertë, bluzinjtë përballen tashmë edhe më këtë dënim, që e vështirëson edhe më tepër sezonin e tyre.
Luftëtari ndodhet në vend të parafundit, me vetëm 11 pikë. Skënderbeu një pozitë më lart, ka plot 10 pikë më shumë se bluzinjtë. Mbijetesa duket një mision i vështirë, sidomos pas bllokimit edhe të merkatos./abcnews.al