Nga hero kombëtar, në “Uber driver”: Si Erdogan shkatërroi jetën e shqiptarit Sukur

schedule13:58 - 13 Janar, 2020

schedule 13:58 - 13 Janar, 2020

Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur, është duke jetuar një jetë të re. Ish-heroi kombëtar tashmë është një armik i presidentit Erdogan dhe është shpallur person ‘non grata’ në Turqi.

Gjithcka filloi në vitin 2011, kur Sukur vendosi ti bashkohej partisë AKP dhe që nga ajo ditë ai pati vetëm probleme me presidentin turk. Tashmë ish-kapiteni i kombëtares ndodhet në Washington, ku ka filluar një punë të re.

Hakan tani ka një punë që askush nuk do ta besojë, pasi ai tashmë punon si drejtues për Uber, pak a shumë si taksist. ”Erdogan mori gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim,” deklaron turku.

Ikona e Turqisë numëron 112 ndeshje me kombëtaren dhe plot 51 gola. Ishte Sukur që e udhëhoqi kombëtaren turke drejt vendit të tretë në Kupën e Botës në vitin 2002, dicka që nuk kishte ndodhur më parë. /abcnews.al

Kur bota ishte akoma në rregull, Hakan Sukur me fanellën e kombëtares turke