Kirurgjia shqiptare tashmë do të ketë një ambjet të ri me aparatura moderne që do të jetë në shërbim të pacientëve.
Këtë të hënë Kryeministrin Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër punimet në spitalin e ri “Frederik Shiroka”, i cili pritet ta çojë në një dimension tjetër shërbimin mjeksor në Shqipëri.
Ministrja Manastirliu është shprehur se qeveria shqiptare do të bëjë investimin më të madh në 30 vite që është bërë ndonjëherë në kirurgjinë e QSUT-së.
Ndër të tjera ministrja ka theksuar se ky investim do të çojë përpara vizionin.
“Në 6 vite kemi rimëkëmbur secilin prej shërbimeve të QSUT. Rruga e modernizimit materializohet sot me kapacitet 120 shtretërish, 7 salla operacionesh, me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Investimi më i fundit në 30 apo dhe 90 vite. Investimi çon përpara vizionin tonë. Qytetarët meritojnë të marrin shërbime shëndetësore dinjitoze. Do të kryhen më shumë se 9 mijë ndërhyrje, duke ulur ndjeshëm infeksionet dhe kohën e rekuperimit. Ndryshimi ka filluar. 350 mijë pacientë dhe më shumë se 1 mijë studentë në vit do të përfitojnë nga këto investime të qeverisë ”, tha ministrja.
Gjithashtu Manastirliu ka thënë se gjatë këtij viti pritet që të hapen një numër i madh laboratoresh në nivel të lartë teknologjik.