I ftuar në Mbrëmje në ABC News, gazetari Blendi Fevziu ka folur për protestën e 27 Janarit që opozita pritet të mbajë.
Sipas Fevziut, organizimi i një proteste nuk është i thjeshtë. Është e rëndësishme të shikohet pjesëmarrja, por më e rëndësishmja është se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita më tej është shprehur ai.
Blendi Fevziu ka komentuar gjithashtu edhe Ben Blushin, i cili pas dorëheqjes nga partia LIBRA përflitet se do t’i kthehet sërish medias./abcnews.al