Nëse Real Madrid është fitues i Superkupës së Spanjës, meritë absolute ka dhe mesfushori i talentuar, Fede Valverde. Numri 15 i “Los Blancos” bëri një ndërhyrje horror kundrejt Alvaro Moratës, i cili ishte i vetëm përballë portierit.
Valverde sakrifikoi për ekipin dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 115-të të sfidës. Pas fitores së Superkupës dhe festës së gjatë, mesfushori foli para medieve, ku shpjegoi këtë moment dhe bisedën që pati me Moratën.
“Kartoni i kuq? Ishte diçka që duhej bërë. I kërkova falje Alvaro Moratës, por ishte diçka që duhet ta bëja me patjetër”, tha mes të tjerash futbollisti i talentuar./abcnews.al