Sot, Real Madrid dhe Atletico Madrid luajnë finalen e madhe te Superkupës së Spanjës. Galaktikët mposhtën Valencian në gjysmëfinale pa shumë probleme 1-3, ndërsa Atletico befasoi Barcelonën në minutat e fundit, duke i mposhtur me rezultatin spektakolar, 2-3.
Në finale, dy teknikët, Zidane dhe Simeone, kanë zgjedhur këta futbollistë për të startuar si titullarë. Real Madrid vjen me Courtois në portë, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Carvajal, Varane, Ramos dhe Mendy. Në mesfushë, Kroos, Modric, Casemiro dhe Valverde, ndërsa Isco luan pas sulmuesit të vetëm, Luka Jovic.
Simeone përgjigjet me 4-4-2 klasik. NË portë, Oblak, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Trippier, Felipe, Gimenez dhe Lodi. Saul, Herrera, Thomas dhe Correa luajnë në mesfushë. Felix dhe Morata udhëheqin sulmin./abcnews.al