Burg për autorin e vrasjes makabër të kunatës, Erdet Çapoku: Kam investuar te gruaja e vëllait dhe te vajza e saj

schedule15:34 - 12 Janar, 2020

schedule 15:34 - 12 Janar, 2020

Gjykata e Tiranë ka lënë në burg 34-vjeçarin Erdet Çapoku autori i vrasjes makabër të kunatës së tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 9 janarit në zonën e Paskuqanit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa më hërët kërkesa e prokurorisë ishte “Arrest në Burg”.

Qëndrimin pas hekurave, Erdeti e priti i qetë. Askush nga familjarët e tij nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Autori ishte me të njëjtën veshje që kreu krimin, ndërsa më hërët gjatë marrjes në pytje ka shprehur pendesë.“Ai u shpreh se kishte investuar te kunata e tij dhe te vajza e saj por, t’u shkolluar. “Ata nuk më mbështetën dhe më dëbuan. Nuk mbaj mend mirë se cfarë kam bërë por, jam pendeuar dhe kam qenë në gjendje të dehur”.

Prokuroria ka administuar thëniet e autorit Erdet Çapoku duke kërkuar ballafaqim me  vëllain e tij që ndodhet në burg Elton Çapoku. Ky i fundit i ka kërkuar familjarëvë që Erdeti të mos i afrohet vajzës dhe gruas të tij. Por kjo gjë rezultoi e kotë. 34-vjeçari, që dyshohet edhe si përdorës të lëndëve narkotike e kreu krimin, duke pretenduar se kunata e tij ishte fajtore për keqësimin e marr me vëllain dhe nënën e Erdetit.

Vitkima prej 6 muajsh dispononte edhe udhër mbrojtjeje, por që nuk mundi të mbijetojë nga agresioni i kunatit të saj. Erdet Çaopoku e fotografonte 38-vjeçaren, pasi dyshonte në një lidhje jashtëmartesore.  Gjithashtu familjarët e të ndjerës pretendojne se autori i kërkonte para Enkeledës, duke e shantazhuar se fotot do ia vinte në dispozicion burrit të saj kur të shkonte për ta takuar në burg. Madje Erdeti ishte betuar betuar që do ta vriste kunatën e tij dhe këtë gjë e shprehte hapur edhe te njerëzit e tij të afërm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!