Është mbyllur takimi kryesor i javës së 19-të në Serie A, mes Interit dhe Atalantës. Kjo sfidë, u luajt në “San Siro” dhe u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Pjesa e parë foli zikaltër, madje që në minutën e pestë të takimit, të besuarit e Antonio Contes kaluan në avantazh. Ishin protagonistë të dy sulmuesit, Lautaro dhe Lukaku. Belgu shërbeu mirë në hyrje të zonës për talentin argjentinas, i cili gjuajti fort me të djathtën dhe mposhti portierin mik poshtë shalëve.
Në pjesën e dytë, Atalanta e dominoi takimin dhe arriti të barazojë. Në minutën e 74-ët, Gosens përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes zikaltër. Në minutën e 88-të, Luis Muriel kishte mundësinë t’i jepte fitoren Atalantës, por tregohet i pasaktë nga pika e bardhë. Skuadrat ndajnë nga një pikë dhe Juventusi ka mundësinë të marrë i vetëm kreun, në rast se mposht Romën nesër./abcnews.al
Serie A, java 19
Inter – Atalanta 1-1
Lautaro 5′ / Gosens 74′