Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon sot aktivitete me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, duke hapur dyert e të gjitha kazermave për qytetarët. Vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe mjetet e FSK-së, si dhe të takojnë pjesëtarët e saj.
Sipas njoftimit të FSK-së, kazermat do të jenë të hapura për vizitorët nga ora 10:00 deri në 13:30.
Aktivitetet do të zhvillohen në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Gjatë vizitave, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet ushtarake, si dhe të njihen me punën dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore.
Hapja e kazermave për publikun është pjesë e aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”, me synimin për të afruar qytetarët me institucionin dhe për të prezantuar zhvillimin e kapaciteteve të tij.



