Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BBC: Përshkallëzimet e sulmeve në Arabinë Saudite vënë në provë imazhin e sigurisë

schedule08:35 - 27 Nëntor, 2026

schedule 08:35 - 27 Nëntor, 2026

Lufta dhe pasiguria në Jemen po detyrojnë gjithnjë e më shumë qytetarë të largohen nga vendi. Mes tyre është edhe Abu Khalil, i cili vetëm dhjetë ditë pasi u largua nga kryeqyteti Sana’a, po shet çorape në rrugët e Riadit për të siguruar jetesën dhe për të dërguar para për familjen e tij.

“U largova nga Sana’a, kalova vijën e frontit dhe mora një autostop drejt Arabisë Saudite”, tregon ai.

Abu Khalil ka lënë pas bashkëshorten dhe katër fëmijët, të cilët vazhdojnë të jetojnë në territorin e kontrolluar nga Huthitë. Ai ka kërkuar që identiteti i tij të mos bëhet publik, nga frika e pasojave që mund të përballojë familja nëse zbulohet se ka folur kundër grupit të armatosur.



“Unë ika nga Huthitë, por nuk munda ta merrja familjen time me vete. Zoti i ruajt ata”, shprehet ai.

Huthitë, grup i armatosur i mbështetur nga Irani, kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit verior që prej shpërthimit të luftës civile më shumë se një dekadë më parë. Ata janë në konflikt me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga Arabia Saudite.

Por ndërsa jemenasit largohen nga territoret e kontrolluara prej tyre, vetë Arabia Saudite po përballet me një valë sulmesh me dronë dhe raketa nga i njëjti grup.

Armëpushimi jozyrtar në Jemen u prish në korrik, ndërsa përshkallëzimi i luftimeve u shoqërua me shtimin e sulmeve të Huthive ndaj territorit saudit. Rebelët pretendojnë se veprimet e tyre janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore saudite dhe kufizimeve ndaj porteve dhe aeroporteve në zonat që kontrollojnë.

Një prej sulmeve më të rënda ishte ai i 10 tetorit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, ku sipas raportimit, humbën jetën 13 persona dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!