Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Italia mbështetëse e Shqipërisë për integrimit në BE”, Nura: Brukseli ka katër prioritete…

schedule20:21 - 26 Nëntor, 2026

schedule 20:21 - 26 Nëntor, 2026

Analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke u ndalur te roli i Italisë dhe prioritetet gjeopolitike të Brukselit në zgjerimin e unionit.

Sipas Nurës, ndryshe nga Franca, Italia ka një raport historik dhe politik më të afërt me Shqipërinë dhe mbetet një nga vendet që e mbështesin integrimin e saj europian.

Ai theksoi se në këtë proces vëmendja e Brukselit nuk përqendrohet vetëm te kriteret teknike, por edhe te rëndësia strategjike e zgjerimit, ku Shqipëria dhe Mali i Zi, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë, përmenden si prioritete. Ndërkohë, sipas analistit, një nga shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian në rajon mbetet ndikimi rus në Serbi.



“Rasti i Francës nuk është si rasti i Italisë. Unë mbaj mend, që kur u aprovua akordi për pensionet u grindën në parlamentin italian që ‘shiko nuk është meritë e juaj’, të gjitha palët me përjashtime të vogla janë në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.

Për arsye historike, për arsye të faktit që gjysmë milioni janë shqiptarë, janë arbëreshët, por edhe relacioni që kemi me Italinë. Është relacioni më pozitiv që kemi, nuk është kaq pozitiv as me Greqinë, as me Francën. Nuk jam dakord kur thonë që është avokati ynë, sepse ne nuk jemi të akuzuar, por është përkrahësi ynë, i cili do të na japë një dorë. Megjithëse Italia nuk është ajo që ka qenë.

Sa i takon planit gjeopolitik, pse e gjykoj ynë këtë vullnetin e Brukselit me forcë, që t’i japim rëndësi anës politike dhe jo anës teknike, sepse ana teknike mund të nxjerrin probleme sa të duan, jo vetëm për Shqipërinë. Unë mendoj që ata duan që të kenë domosdoshmërish Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë katër prioritete që duan të bëhen ‘me zor’ pjesë. Shqetësimi kryesor është Serbia, pushteti i ri që ka ardhur. Shqetësimi më i madh i Brukselit është influenca ruse”, u shpreh analisti Nura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!