“Fly Ernest” lë udhëtarët në mes të rrugës, anulon fluturimet tre ditë para afatit

schedule16:48 - 11 Janar, 2020

schedule 16:48 - 11 Janar, 2020

Ishin nisur për të fluturuar drejt Italisë, por u kthyen në shtëpi. Kjo u ka ndodhur qytetarëve të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar me kompaninë “Ernest”.

Ndonëse duhet ti vijonte udhëtimet deri më 13 janar, pas vendimit të Autoritetit të Aviacionit Civil Italian për ti pezulluar licensën, “Ernest” i anuloi ato që me 11 janar.

Ndërkohë qytetarët iu drejtuan Aeroportit “Nënë Tereza” sipas planifikimit të bërë më herët, por pa mundur të shkojnë në destinacion.

“Nuk ka avion, kemi pasur vizita për për të bërë, nuk dimë çtë bëjmë, të marrim biletë tjetër”, shprehet një qytetar.

Ndërkohë zyrat e kompanisë në aeroport ishin të mbyllura ndërsa si informacion për qytetarët ishin dy numra telefoni ku nuk përgjigjej askush.

Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një njoftimi për shtyp bëri të ditur se homologu në Itali e kishte informuar që kompania garantonte rimbursimin e biletave të shitura, por qytetarët kanë thënë të kundërtën.

“Për të mos humbur punën apo shkollën shumë qytetarë janë detyruar të blejnë biletë tjetër”, thotë një prej tyre.

Ndërsa një tjetër qytetar tregon se askush nuk ka marrë përgjegjësi.

“Na thanë që kanë falimentuar, askush nuk mban përgjegjësi, nuk na kanë dhënë asnjë sqarim”, thotë një tjetër qytetar.

Fly Ernest nisi fluturimet në vendin tonë në vitin 2016 pasi mori licensën në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!