Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditen grupet që shisnin drogë/ Hetimet ekspozojnë skemën, 13 të arrestuar në Shkodër

schedule10:31 - 25 Nëntor, 2026

schedule 10:31 - 25 Nëntor, 2026

TIRANË– Pas tre muajsh hetime intensive, Policia e Shkodrës ka goditur një grup, i cili  shite lëndë narkotik pranë shkollave dhe ambienteve publike

Për këtë janë arrestuar 13 persona, mes tyre tre me precedent kriminalë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Të arrestuarit:



Qamil Gusha, Fatjon Gokaj, Martin Pezerja, Abedin Sufaj, Lisart Draçini, Emanuel Marku, Sokol Kuçi, Izmir Tafili, Edilberto Fusha, Emiljan Fusha, Gjonfranko Krahishta, Lionis Marku, Mariglen Gjergji

Gjatë kontrolleve në banesat e të ndaluarve u sekuestruan 1.6 kilogramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, dy automjete, 14 celularë, tre peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin të organizuar në disa grupe dhe shpërndanin lëndën narkotike në qytetin e Shkodrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!