Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fishekzjarrë kontrabandë/ Goditet rrjeti në Tiranë, pranga 25-vjeçarit

schedule10:19 - 25 Nëntor, 2026

schedule 10:19 - 25 Nëntor, 2026

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të posedimit dhe shitjes së dyshuar të paligjshme të lëndëve piroteknike. Në pranga ka rënë një 25-vjeçar, i dyshuar si organizator i veprimtarisë, ndërsa një 21-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me automjete kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar, pa dokumentacion blerjeje dhe pa licencën përkatëse për shitje.

Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e 25-vjeçarit, policia sekuestroi 21 kuti me fishekzjarrë, si dhe automjetin dhe celularin e tij.



Hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të paligjshme në këtë fushë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!