Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha në Real Story se Shqipëria do të zgjerojë kapacitetet ajrore për përballimin e situatave emergjente dhe se janë nënshkruar kontratat për blerjen e tre avionëve Air Tractor. Ai theksoi partneritetin besnik me Turqinë, Gardën Kombëtare të New Jersey-t dhe partnerët amerikanë në fushën e mbrojtjes.
“Turqit janë në Pashaliman. Partnerët tanë në fushën e mbrojtjes janë të qartë. Kemi bashkëpunim me palën turke, Gardën Kombëtare të New Jersey-t, me palën amerikane. Me kredinë që morëm nga Amerika do të zgjerojmë flotën e helikopterëve. Ne kemi nënshkruar kontratën, janë tre avionë Air Tractor që do të vijnë.
Ka dhe Air Tractor që përdorin rezervat ujore, i kemi përdorur nga baza e Kuçovës, aeroportin e Kukësit. Kishim zjarrin në Lurë, helikopterët nuk operojnë dot në kushte të tilla, ndërsa këta avionë janë për këtë fushë.
Kaluam një verë të frikshme, ku pjesa më e madhe e zjarreve shkaktoheshin nga dora e njeriut.”



