Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europianët përgatiten për luftë, po Tirana?/ Ministri: Rreziku më i madh në Europën veriore, ne rrethohemi nga vende të NATO…

schedule20:55 - 24 Nëntor, 2026

schedule 20:55 - 24 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha në Real Story se rreziku për shpërthimin e një konflikti në vendet e NATO-s është shumë më e pranishme në Europën Veriore sesa në Tiranë, por një sulm nuk mund të përjashtohet as në Ballkan.

Ai shtoi se në vendet nordike ndjeshmëria ndaj kërcënimeve është më e lartë, ndërsa Shqipëria ka avantazhin e të qenit e rrethuar nga vende anëtare të NATO. Për Ukrainën, Nufi theksoi se zgjidhja e luftës duhet të jetë politike.

“ Ndjesia për një mundësi shpërthimi konflikti në vendet e NATO-s është shumë më e gjallë në veri të Europës sesa në Tiranë. Isha në Oslo, në Forumin e të Ardhmes së Atlantikut. Ajo që unë përcolla është që nuk është e pamundur mundësia e një sulmi në veri të Europës, por edhe në vendet e Ballkanit. Rasti i Kosovës ende nuk është zgjidhur dhe këto zhvillime vijnë si pasojë e fushatave të dezinformimit. Shtetet e NATO-s ndihmojnë Ukrainën.



Siguria dhe lufta e Ukrainës kundër agresionit rus janë të drejta, zgjidhja është politike. Për përgatitjet 72-orëshe që po ndodhin në vendet nordike të Europës, sentimenti atje është shumë më i ndjeshëm. Ne kemi fatin që të rrethohemi nga vende që janë anëtare të NATO-s.” , tha Nufi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!