Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria mbështet Ukrainën, zgjidhja e konfliktit mbetet politike”/ Nufi: Europa, e interesuar për paqe

schedule20:44 - 24 Nëntor, 2026

schedule 20:44 - 24 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria mbështet Ukrainën në konfliktin me Rusinë, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare mbetet politike dhe kërkon dialog mes palëve.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Nufi u ndal te qëndrimi i Europës, interesat strategjike të saj dhe rëndësia e respektimit të rendit ndërkombëtar dhe së drejtës ndërkombëtare.

“Patjetër që ne e mbështesim Ukrainën, por zgjidhja në fund ngelet gjithnjë politike. Që të zgjidhet ky konflikt duhet që palët të ulen dhe të diskutojnë zgjidhjen e këtij konflikti, dhe Europa është pala më e interesuar. Gazi rus vërtet mund të ishte më i lirë, por këtë liri e ke paguar me lirinë tënde, sepse ke financuar një eksponent që ka interesa të tjera. Shtete si Shqipëria janë të interesuara që rendi botëror dhe ligji kombëtar të prevalojnë”, tha Nufi.



Duke iu referuar edhe krahasimeve mes Kosovës dhe Ukrainës, ministri theksoi se rasti i Kosovës është trajtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërsa hodhi poshtë, sipas tij, përpjekjet e Rusisë për të barazuar dy situatat.

Ai komentoi gjithashtu varësinë energjetike nga gazi rus, duke argumentuar se çmimi më i lirë i energjisë është paguar me koston e lirisë dhe financimit të interesave të Moskës.

“Rasti i Kosovës është rast i cili ka shkuar deri në Gjykatën Kombëtare, ku është pranuar katërcipërisht pavarësia e Kosovës. Në Kosovë u bë gjenocid, spastrim etnik, kurse në Rusi nuk ndodhi kjo. Sado që Federata Ruse ta sjellë në një ekuacion, nuk qëndron. Sa i takon vetë mënyrës se si është krijuar Ukraina dhe dhurimi i Krimesë Ukrainës, Ukraina ka pasur të njëjtët kufij që ka edhe sot”, shtoi ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!