Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dezinformimi, ‘shkak modern’ për nisjen e luftës konvencionale”, Nufi: Sulmi kibernetik në 2022, morëm masat …

schedule20:34 - 24 Nëntor, 2026

schedule 20:34 - 24 Nëntor, 2026

I ftuar në Real Story, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka theksuar rëndësinë e luftës së dezinformimit dhe kërcënimeve hibride, duke kujtuar se Shqipëria ishte ndër shtetet e para që u angazhuan në këtë drejtim pas sulmeve kibernetike të vitit 2022.

Nufi tha se sot lufta online dhe dezinformimi mund të bëhen shkak për nisjen e një konflikti konvencional.

“Ne kemi bërë disa deklarata në lidhje me nevojat që kemi evidentuar për shkak të së kaluarës sonë. Ne kemi qenë një nga shtetet e para pas sulmit në vitin 2022 që janë kujdesur për dezinformimin dhe ndikimin që ka dezinformimi në vende. Në 2022, zv.sekretari i NATOS erdhi në Tiranë dhe zhvilloi takime. Ne kishim 95 për qind të shërbimeve online që paralizuan shtetin, derisa arritëm në kohë rekord ti vendosnim në kontroll. Është një akt që ka pasoja të jashtëzakonshme. Sot lufta online dhe dezinformimi mund të bëhen shkak për nisjen e një lufte konvencionale. Ne sot kemi luftën më të madhe të parë që nga Lufta e Dytë Botërore mes ushtrisë ruse, që ka kapacitet bërthamor, dhe ushtrisë ukrainase, që ka popullsinë e madhe. Ajo që ne kemi nga lufta në Ukrainë është e thënë.



Sot në Ukrainë jo vetëm që luftohet me armë konvencionale, por edhe me armë të tjera eksperimentale.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!