Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca do të krijojë rezerva të mineraleve kritike për të ulur varësinë nga Kina

schedule09:20 - 24 Nëntor, 2026

schedule 09:20 - 24 Nëntor, 2026

Franca planifikon të krijojë rezerva strategjike të elementeve të rralla të tokës dhe metaleve të tjera prioritare, me qëllim uljen e varësisë së industrive të saj nga furnizuesit e huaj, veçanërisht nga Kina, bëri të ditur Presidenca franceze.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi planin gjatë një takimi me dyer të mbyllura me përfaqësues të industrisë në Pallatin Elize, raportoi të hënën transmetuesi francez BFMTV. Rezervat do të krijohen sipas modelit të rezervave strategjike të naftës dhe do të mbështeten nga një sistem që u mundëson kompanive të blejnë materiale në mënyrë të përbashkët.

Institucioni publik financiar i Francës “Caisse des Depots” do të mbikëqyrë projektin dhe do të konsultohet me kompanitë e sektorëve që varen nga këto materiale, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe atë të hapësirës ajrore. Parisi synon që rezervat të jenë funksionale deri në vitin 2027.



Macron njoftoi kushte më të rrepta për dhënien e ndihmës shtetërore për kompanitë e sektorëve të mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe automjeteve. Për të vazhduar përfitimin nga mbështetja publike, kompanitë e këtyre sektorëve do të duhet të paraqesin plane ku të tregojnë se si synojnë të diversifikojnë burimet e furnizimit me minerale strategjike dhe të ulin varësinë nga Kina.

Presidenca bëri të ditur se Franca do të shqyrtojë mundësinë e garantimit të çmimeve, për t’u ofruar prodhuesve më shumë siguri dhe për të nxitur investimet. Parisi i bëri thirrje Komisionit Evropian të ndërmarrë hapa të ngjashëm.

Planet e Francës për krijimin e rezervave përfshijnë rreth 20 nga 34 lëndët e para që Bashkimi Evropian i klasifikoi si kritike në vitin 2023 për sektorë të tillë si energjia e pastër, teknologjia digjitale, hapësira dhe mbrojtja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!