Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ U kapën me armë në një makinë të blinduar. Arrestohen 4 persona, mes tyre dy ushtarakë dhe një gardist

schedule08:11 - 24 Nëntor, 2026

schedule 08:11 - 24 Nëntor, 2026

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Mes të arrestuarve janë një punonjës i Gardës së Republikës, 40 vjeç, dhe dy ushtarakë, përkatësisht 42 dhe 46 vjeç, si dhe një 28-vjeçar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, efektivët e Forcës “Shqiponja” gjetën një pistoletë në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të makinës. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, punonjësit të Gardës, iu gjet edhe një tjetër pistoletë.



Policia sekuestroi gjithashtu një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga uniformat blu, e cila dyshohet se mbahej nga njëri prej të arrestuarve.

Për armën e gjetur në posedim të punonjësit të Gardës së Republikës po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Katër shtetasit u arrestuan për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të secilit prej tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!