Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi kibernetik Komisionit Europian, nga Kina/ Burime nga hetimi: Grupi “panda” hakeroi dy platforma

schedule18:11 - 23 Nëntor, 2026

schedule 18:11 - 23 Nëntor, 2026

Një sulm i gjerë kibernetik ndaj sistemeve informatike të Komisionit Europian, i cili vijon prej rreth një muaji, dyshohet se është kryer nga një grup hakerësh i mbështetur nga Kina. Sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe burimeve të mediave europiane që kishin dijeni për hetimin, autorët e dyshuar njihen brenda Komisionit Europian me emrin e koduar “Panda”. Sulmi u zbulua më 22 tetor, kur departamenti i teknologjisë së informacionit i Komisionit Europian identifikoi praninë e një aktori keqdashës në rrjetet e brendshme të institucionit. Pavarësisht masave të marra nga ekipet e sigurisë kibernetike, ndërhyrja nuk është neutralizuar plotësisht. Lajmi për hakerat e lidhur me Kinën është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë burimet e tyre brenda Brukselit, ndërsa nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi autorësinë e sulmit nga Komisioni Europian.

Një nga pasojat e para të konfirmuara të sulmit është komprometimi i platformës EU Academy, e cila ofron trajnime profesionale dhe programe të specializuara për të rinjtë. Për shkak të sulmit, qasja publike në platformë është çaktivizuar përkohësisht.



Zëdhënësi i Komisionit Europian, Thomas Regnier, konfirmoi se sulmi ka shkaktuar rrjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve të platformës. Sipas tij, janë ekspozuar emrat dhe adresat elektronike të përdoruesve, të cilët janë njoftuar përmes faqes së internetit të institucionit. Autoritetet paralajmërojnë se këto të dhëna mund të përdoren për sulme të tjera, përfshirë fushata mashtruese të njohura si phishing, përmes të cilave hakerët mund të përpiqen të mashtrojnë përdoruesit dhe të sigurojnë informacione të tjera personale.

Ndërkohë, ekspertët europianë të sigurisë kibernetike nuk kanë konfirmuar deri tani vjedhjen e të dhënave që prek në tërësi stafin e Komisionit Europian. Megjithatë, disa aplikacione të brendshme janë çaktivizuar si masë parandaluese dhe disa prej tyre vijojnë të jenë jashtë funksionit.

Sipas vlerësimeve paraprake, grupi i dyshuar nuk duket se kishte në shënjestër persona apo sisteme të caktuara, por synonte të testonte se deri në çfarë mase mund të depërtonte në rrjetet informatike të Komisionit Europian.

Dyshimet për lidhje me strukturat kineze të sigurisë mbështeten, ndër të tjera, te sofistikimi teknik i sulmit dhe përdorimi i një mjeti të quajtur ARTEX, i zhvilluar në Kinë. Ky instrument përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar dobësitë e sistemeve informatike, të cilat më pas mund të shfrytëzohen nga hakerët për të depërtuar në rrjetet e institucioneve. Komisioni Europian është përballur edhe me dy sulme të tjera kibernetike gjatë këtij viti. Njëri kishte në shënjestër infrastrukturën cloud ku funksionon faqja zyrtare Europa.eu, ndërsa tjetri preku infrastrukturën e komunikimit celular në muajin janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!