Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB dënon sulmin ndaj anijes luftarake ruse në Libi, kërkon hetim të pavarur dhe transparent

schedule08:50 - 23 Nëntor, 2026

schedule 08:50 - 23 Nëntor, 2026

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse, duke kërkuar nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, misioni i OKB-së theksoi se siguria e qytetarëve dhe e burimeve të Libisë duhet të respektohet plotësisht.

UNSMIL kërkoi që përgjegjësit për sulmin të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Libisë.



Sipas misionit, ngjarje të tilla tregojnë nevojën urgjente për të përshpejtuar përpjekjet drejt bashkimit të institucioneve kombëtare libiane dhe forcimit të kapaciteteve të tyre për të mbrojtur vendin.

OKB-ja bëri gjithashtu thirrje për përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët e përfshirë, me qëllim shmangien e përshkallëzimit dhe ruajtjen e stabilitetit në vend.

Misioni Mbështetës i OKB-së bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit politik për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në Libi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!