Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia e Bardhë “shtrëngon” rregullat e lobimit/ Takimet me lobistët, me miratim nga zyra e këshilltarit ligjor

schedule11:01 - 21 Nëntor, 2026

schedule 11:01 - 21 Nëntor, 2026

Stephen Miller,shefi i Ri I Stafit në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar mënyrën sesi lobistët ndërveprojnë me Shtëpinë e Bardhë duke duke vendosur kufizime të reja për takimet e tyre me zyrtarët e administratës Trump.

Sipas një memorandumi të zyrës së shefit të stafit, të siguruar nga POLITICO, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë do të duhet të marrin miratim paraprak nga Zyra e Këshilltarit Ligjor përpara se të zhvillojnë takime me lobistë të regjistruar. Rregulli zbatohet për takimet brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë që lidhen me çështje të politikave qeveritare.

Në memorandum theksohet se stafi duhet të ndjekë shembullin e presidentit Donald Trump dhe të përqendrohet në interesat e qytetarëve amerikanë, duke shmangur ndikimin e interesave të lobistëve. Ndërkohë, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun do të vazhdojë të jetë pika kryesore e kontaktit për komunikimin me palët e jashtme.



Masa vjen në një kohë kur Miller, i njohur për qëndrimet e tij të forta ideologjike dhe besnikërinë ndaj Trumpit, ka marrë një rol më të rëndësishëm në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ndryshe nga paraardhësja e tij, Susie Wiles, e cila kishte krijuar marrëdhënie të shumta me lobistët, donatorët dhe drejtuesit e kompanive, Miller njihet si një figurë më pak e prirur për të ndërtuar marrëdhënie personale me qarqet e interesit në Uashington.

Lobistët e konsiderojnë Millerin si një person që vështirë se mund të ndikohet përmes kontakteve personale, pasi ai i mbështet vendimet e tij kryesisht në bindjet politike dhe rezultatet që synojnë të çojnë përpara agjendën e presidentit. Për këtë arsye, disa prej tyre po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të kontakteve më të drejtpërdrejta me Trumpin, i cili njihet për marrëdhëniet e afërta me drejtuesit e biznesit. Të tjerë pritet të vazhdojnë të komunikojnë me zyrtarët e Këshillit të Politikave të Brendshme dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, duke shmangur përfshirjen e Millerit në përpjekjet e tyre për të ndikuar në vendimmarrje.

Miller është një nga figurat kryesore të administratës Trump në çështjet e emigracionit, deportimeve masive, politikave kundër ideologjisë woke dhe agjendës America First. Rritja e rolit të tij në Shtëpinë e Bardhë pritet të forcojë ndikimin e aleatëve ideologjikë të Trumpit, ndërsa të vështirësojë përpjekjet e lobistëve tradicionalë për të siguruar akses te zyrtarët dhe për të ndikuar në politikat e administratës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!