Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar si pjesë e grupit kriminal në Fushë-Krujë, Aldo Gjini transferohet në “41 BIS”

schedule21:31 - 20 Nëntor, 2026

schedule 21:31 - 20 Nëntor, 2026

Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës në regjimin e posaçëm të sigurisë “41 BIS”, që parashikon masa të rrepta izolimi dhe kufizime të komunikimit me personat jashtë ambienteve të burgut.

Burime nga burgu i Drenovës kanë bërë të ditur për ABC News se vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tremujore mbikëqyrjeje.

Gjini është një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e grupit kriminal të Rrajave në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.



Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

Emri i Aldo Gjinit është përmendur edhe në lidhje me ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Gjithashtu, sipas raportimeve, ai ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali dhe Luksemburg.

Regjimi i posaçëm “41 BIS” është një nga format më të rrepta të trajtimit të të burgosurve në Shqipëri. Ai parashikon izolim të shtuar, kontroll të rreptë dhe kufizim të komunikimeve, me qëllim parandalimin e kontakteve dhe të dhënies së udhëzimeve për organizatat kriminale që veprojnë jashtë burgjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!