Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Danimarka dëbon atasheun rus të mbrojtjes, pezullon vizat jo thelbësore për qytetarët rusë

schedule20:38 - 20 Nëntor, 2026

schedule 20:38 - 20 Nëntor, 2026

Ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen, ka bërë të ditur se Danimarka ka urdhëruar atasheun rus të mbrojtjes të largohet nga vendi brenda shtatë ditëve dhe se do të ndalojë lëshimin e vizave jo thelbësore për shtetasit rusë.

Rasmussen tha se dëbimi do të ketë pasoja diplomatike dhe e cilësoi atë si një sinjal të fortë për Moskën.

“Po e bëjmë shumë të qartë se ju kemi zbuluar. Mjaft është mjaft dhe kjo ka qenë e tillë prej kohësh”, tha Rasmussen, duke shtuar se Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.



Kryediplomati danez gjithashtu tha se qeveria planifikon të heq detyrimin për të pranuar anijet e lidhura me Rusinë dhe se do të diskutojë kufizimet e vizave me vendet e tjera të zonës Shengen. Ai veçoi Francën si një vend që lëshon një numër të madh vizash për shtetasit rusë.

Rasmussen tha se Danimarka nuk do t’i dëbojë të gjithë diplomatët rusë, duke shpjeguar se Kopenhaga duhet të ruajë komunikimin me shtetin rus.

Njoftimet u bënë në kohën kur autoritetet daneze po hetojnë një komplot të dyshuar, me lidhje ruse, për vrasjen e reperit ukrainas Kyivstoner.

Dy burra danezë dyshohet se janë rekrutuar nga inteligjenca ruse për të vrarë reperin para një koncerti të planifikuar më 25 shtator, pranë Kopenhagës. Të dyshuarit u arrestuan pak para koncertit të planifikuar, i cili u anulua, ndërsa të dy i mohojnë akuzat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!