Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: SHBA është e para në inteligjencën artificiale, duam t’i japim fund luftës në Ukrainë

schedule19:31 - 20 Nëntor, 2026

schedule 19:31 - 20 Nëntor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi vizitën e tij në Azi si një nga më të suksesshmet për një president amerikan, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë dalë më të forta nga takimet dhe marrëveshjet e zhvilluara në rajon.

Gjatë një konference për shtyp të premten, një ditë pas kthimit nga Kina, Trump foli për rezultatet e udhëtimit, marrëveshjet tregtare, marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, si dhe për luftën në Ukrainë dhe çështjen bërthamore.

Ai deklaroi se gjatë vizitës janë nënshkruar tri marrëveshje tregtare, ndërsa dhjetë të tjera pritet të arrihen me vende të rajonit. Trump përmendi gjithashtu marrëveshje me vlerë 17 miliardë dollarë me Filipinet dhe Tajlandën, duke vlerësuar ecurinë e ekonomisë amerikane.



Një pjesë të rëndësishme të deklaratave ia kushtoi inteligjencës artificiale dhe konkurrencës me Kinën. Trump pretendoi se SHBA-ja kryeson botën në këtë sektor dhe se Kina renditet pas saj.

“Ne jemi padyshim të parët dhe Kina është e dyta në këtë fushë. Nuk mendoj se ata do të jenë ndonjëherë në gjendje të na arrijnë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai paralajmëroi gjithashtu se administrata e tij nuk do të lejojë transferimin e teknologjisë amerikane drejt qendrave të të dhënave jashtë vendit, duke kërcënuar me masa të ashpra kompanitë që do të përpiqen ta bëjnë këtë.

Sa i përket Iranit, Trump tha se dëshiron një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Teheranin, por theksoi se ajo duhet të jetë në kushtet që kërkon Uashingtoni.

Në fokus të konferencës ishte edhe lufta në Ukrainë. Trump përsëriti dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë, duke identifikuar si pengesë kryesore armiqësinë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne duam ta përfundojmë luftën menjëherë përmes mjeteve diplomatike. Problemi dhe pengesa e madhe është urrejtja e tmerrshme mes Putinit dhe Zelensky-t”, u shpreh ai.

Trump foli gjithashtu për marrëdhëniet me Moskën dhe Pekinin, duke i cilësuar ato si të mira. Ai përmendi edhe çështjen e armëve bërthamore, duke theksuar se SHBA-ja, Rusia dhe Kina zotërojnë së bashku rreth 92 për qind të arsenalit bërthamor botëror.

Presidenti amerikan u shpreh në favor të kontrollit të armëve bërthamore, por pranoi se eliminimi i tyre mbetet një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar.

Në fund, Trump foli edhe për marrëdhëniet tregtare, produktet bujqësore amerikane dhe pretendimin e tij se meritonte Çmimin Nobel për Paqen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!