Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëpunim për sigurinë kibernetike/ Begaj: Vendet e NATO së bashku kundër kërcënimeve nga lufta hibride

schedule18:40 - 20 Nëntor, 2026

schedule 18:40 - 20 Nëntor, 2026

Ndërsa vëmendja shkon gjithnjë e më shumë tek lufta hibride, në Tiranë këtë të premte u zhvillua Konferenca Konferencën e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje, me pjesëmarrjen e përfaqsuesve të disa shteteve. Dhe Presidenti Bajram Begaj e vuri theksin tek nevoja për bashkëpunim më të fortë për të përballuar kërcënimet e reja.

“Kërcënimet tradicionale bashkëjetojnë me rreziqe të reja: sulmet kibernetike, ndërhyrjet hibride, dezinformimin dhe cenimin e infrastrukturës kritike. Siguria jonë varet gjithnjë e më tepër nga aftësia për të bashkëpunuar, për të parandaluar kërcënimet dhe, kur është e nevojshme, për t’iu përgjigjur atyre së bashku.”

Përmes këtij bashkëpunim, të synohet rritja e kapaciteteve mbrojtëse.



“Kjo iniciativë duhet të vijojë me zgjeirmin praklitke me shkëmibn teknioligj dhe të infrastrutkurës, moderinzimin e kapaicteteve ushtarake, sigurinë detare”

Presidenti Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e NATO-s.

“Për Shqipërinë, forcimi i NATO-s, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i sigurisë përmes bashkëpunimit rajonal mbeten prioritet të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”

Në Tiranë për këtë takim ishin përfaqëues të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Hungarisë, Malitë yë Zi, Maqedonisë e Veriut, Rumanisë dhe Sllovenisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!