Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria dixhitale, 9 vende më lartë në botë/ OKB vlerëson qeverisjen dixhitale në nivelin më të lartë

schedule18:32 - 20 Nëntor, 2026

schedule 18:32 - 20 Nëntor, 2026

Shqipëria forcon pozitat e saj në hartën globale të qeverisjes digjitale. Raporti i fundit i OKB, vlerëson se Shqipëria është ngjitur me 9 pozicione në renditjen botërore.

Me këtë progress, Shqipëria konsiderohet nga OKB në kategorinë më të lartë të vlerësimit “Shumë e lartë”

Vendi ynë, kapërcen nga vendi i 62-të në 2024, në vendin e 53-të në vitin 2026.



Përmirësim kanë edhe indeksi i zhvillimit të qeverisjes elektronike dhe indeksi i kapitalit njerëzor.Raporti i OKB konfirmon se Shqipëria e cila i prin zhvillimit në qeverisjen elektronike në rajon, bashkë me Ballkani Perëndimor në përgjithësi me përjashtim të Bosnje Hercegovinës, kanë shënuar përmirësim mesatarisht më shpejt sesa anëtarët e Bashkimit Europian.

Shqipëria ia ka dalë të ofrojë 95% të shërbimeve të administratës publike online për qytetarët falë portalit E-Albania. Duke e bërë kampione të rajonit në qeverisje dixhitale.

Po ashtu, Shqipëria ka hyrë në historinë botërore si vendi i parë me një ministër virtual falë Inteligjencës Artificale, Diella.

Një tjetër synim për të ardhmen, është automatizimi i plotë i tenderave përmes inteligjencës artificale për të eleminuar letrat, abuzimet, burokracitë apo korrupsionin.

Ndaj krah Diellës, për prokurimet publike, qeveria shqiptare ka prezantuar së fundmi edhe asistenin e ri virtual me inteligjencës artifiale, Gjonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!