Beogradi merr edhe Bekim Fehmiun. Serbia do të ndajë për herë të parë këtë vit një çmim me emrin e aktorit të madh shqiptar, ndërsa Kosova e ka hequr emrin e tij nga çmimi kombëtar për veprën jetësore në kinematografi.
Regjisori Naser Shatrolli tha se çmimi do të ndahet nga djali i tij dhe do të vlerësojë filmin më të mirë në nivel rajonal. Shatrolli tha se këtë vit do të jetë pjesëmarrës edhe një film nga Kosova, me regji të Visar Morinës.
“Ky çmim është themeluar dhe do ta ndajë enkas djali i tij, ku do të gjendet filmi më i mirë në kuadër rajonal. Në këtë edicion do të jetë një film i Kosovës, i regjisorit Visar Morina, që ka depërtuar deri në Amerikën e largët.
Është një vlerësim i madh për emrin e Bekim Fehmiu në kinematografi. Ai ka bërë karrierë edhe në teatër dhe në film dhe, pas një kohe, dikujt i bie ndërmend të themelojë një çmim të tillë dhe ky festival do ta ketë nder emrin e tij.
Komunikimi duhet të vijojë mes popujve përmes gjuhës krijuese dhe të filmit. Çmimet do të jenë të pranishme edhe këtë vit.”



