Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FMN vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, misioni zhvillon takime me guvernatorin Sejko

schedule14:09 - 20 Nëntor, 2026

schedule 14:09 - 20 Nëntor, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë në Shqipëri. Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvilloi takime me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë të fushave të ndryshme, si dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në takim u diskutuan zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, si dhe gjendja e sistemit bankar dhe roli i tij në financimin e ekonomisë.

Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve mbeten mbështetës të rritjes ekonomike.



Duke u ndalur tek inflacioni, Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare mbetet e orientuar drejt garantimit të stabilitetit të çmimeve. Banka e Shqipërisë po ndjek me kujdes ecurinë e çmimeve, zhvillimet në tregun e punës dhe ndikimet nga mjedisi i jashtëm, duke e mbështetur vendimmarrjen në të dhënat e reja dhe në parashikimet për ekonominë.

Misioni i FMN-së vuri në dukje se kalimi gradual drejt një qëndrimi neutral të politikës monetare ishte i përshtatshëm, duke pasur parasysh pozicionin ciklik të ekonomisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!