Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Botërori 2030”, lufta për finalen/ Spanja dhe Maroku përplasen për të organizuar ndeshjen e madhe

schedule12:39 - 20 Nëntor, 2026

schedule 12:39 - 20 Nëntor, 2026

Finalja e “Botërorit 2030” është kthyer në një “luftë” të vërtetë mes dy prej organizatorëve të turneut më të madh të futbollit në planet. Ai do të nisë nga Amerika Latine me ndeshjet e para që do të zhvillohen në Uruguaji, Argjentinë dhe Paraguai për të festuar 100 vjetorin e Kupës së Botës dhe më pas do të trasferohet përfundimisht në Europë, ky pritës zyrtarë janë Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Përtej bashkëpunimit të detyrueshëm, dy prej këtyre vendeve, Spanja dhe Maroku kanë nisur prej kohësh një fushatë diplomacie, lobimesh madje edhe marrëveshjeve të fshehta  për të marrë finalen e “Botërorit 2030”.

Sipas mediave iberike, Spanja ka parakaluar rivalët në këtë garë dhe pritet që Kupa e Botës së ardhshme të dorëzohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.



Për këtë, ka mbështetjen e madhe të UEFA. Përveç planit kontrovers për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorë privatë, finalja e “Botërorit 2030” është një tjetër pikë e përplasjes së fortë të qeverisë europiane të futbollit me presidentin aktual të FIFA, Gianni Infantino.

Ky i fundit e kishte përdorur finalen e turneut të ardhshëm si “object shkëmbimi” për të marrë mbështetjen e tij në misionin për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë botërore të futbollit. Infantino ia kishte premtuar atë Marokut, në këmbim të votës së federatës së këtij vendi dhe të gjithë konfederatës afrikane pro tij. Jo më kot, Kongresi i FIFA, që do të vendosë fatin e zvicerianit do të zhvillohet marsin e ardhshëm në Rabat. Sipas këtij plani, finalja do të zhvillohej në stadiumin e ri “Grand Stade Hassan II”.

Impianti që po ndërtohet në Casablanca do të jetë më I madhi në botë me një kapacitet prej 115 mijë vendesh. Por situata ka ndryshuar, pas akuzave të rënda në dëm të Gianni Infantino që e kanë tronditur pozicionin aktual dhe objektivin e tij për një tjetër mandate si president i FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!