Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 20 nëntor 2026

schedule07:35 - 20 Nëntor, 2026

schedule 07:35 - 20 Nëntor, 2026

Deri në mesditë, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por në zonat veriore vranësirat do të jenë disi më të dendura, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e pasdites të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat në orët e vona pas mesnatës do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C, vlera më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 23°C, pritet vlera maksimale në rang territori.



Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!