Eksperti i sigurisë Faik Basha tha për Real Story se kërcënimet nga Irani ndaj Perëndimit nuk kufizohen vetëm te sulmet ushtarake, por përfshijnë edhe sulmet kibernetike dhe hibride, si dhe rrezikun ndaj industrisë së lëndëve djegëse.
Ai theksoi se Shqipëria përjetoi një goditje të madhe kibernetike në vitin 2022, e cila shërbeu si një provë për forcimin e mbrojtjes.
Basha shtoi se përballja mes Lindjes dhe Perëndimit po hyn në një fazë të re, ndërsa mbetet e paqartë nëse këto kërcënime do të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur.
“SHBA tentoi disa herë të ftonte aleatët, Europën në radhë të parë. Europa nuk e mori seriozisht, sepse uniteti brenda Europës nuk ishte në ato nivele për të pasur zhvillime të harmonizuara. SHBA-ja, nga niveli ushtarak, është superiore. Dy janë kërcënimet e Iranit: frenimi i industrisë së lëndës djegëse dhe, e dyta, sulmet kibernetike.
Sulmet kibernetike dhe hibride, Irani që në fazën e mbrojtjes që ka bërë, ka qenë i furnizuar me informacione nga Kina dhe Rusia. Jemi në një fazë ku Lindja dhe Perëndimi kanë një front të hapur. A do të përkthehen këto kërcënime në luftë? Kjo është një pikëpyetje.
Shqipëria pati goditjen e vitit 2022, institucionet u prekën të gjitha, aleatët e morën seriozisht. Kjo ishte një provë gjenerale dhe amerikanët e dinin që pjesë e kësaj do të binin dhe vetë. Shqipëria nuk është e vetme në këtë luftë, mori një goditje të madhe në vitin 2022.
ANTIFA lufton me burime të brendshme, nuk lufton me elemente, ndaj konsiderohet kryesorja. Franca u dogj, Italia është në prag të trazirave të tjera, Gjermania gjithashtu. Shqipëria filloi mbrojtjen kibernetike, hapi Kuçovën, sot u konfirmua marrja e sistemeve të sulmit.”



