Deri tani I janë falur vetëm një njeriu.
Los Anxhelos Lejkërsat mund të jenë një klub dhe skuadër legjendare në NBA, rekordmenë të titujve ashtu si Boston Sëlltik, veçse ky edicion ka qenë nën emrin e një ylli të vetëm, Luka Doncic, derisa erdhi përballja ndaj Sharlotë Hornetsave.
Në “Katedër” u ngjit një 26-vjeçar me origjinë nga Teksasi, Kuenten Grajms.
Basketbollisti I lindur në Hjuston, e që u bashkua verën e kaluar me “Liqenasit” kur Lebron Xhejms shkoi tek Filadelfia, ishte më I miri në parket në një ndeshje që u fitua vetëm pas kohës shtesë.
Pati ndeshjen e jetës, me 47 pikë, 6 topa në tabela, 3 asistë e një vjedhje topi.
Jo vetëm kaq, por ai realizoi 10 gjuajtje për tri pikë, duke u barazuar me legjendën Kobi Brajant.
Vetëm Grajms, dhe I mbiquajturi “Mamba e Zezë” kanë arritur 10 kosha tripikësh në një ndeshje në të gjithë historinë e Lejkërsave, një klubi ku kanë luajtur edhe Mexhik Xhonson, Karim Abdul Xhabar, Shakill O’Nill apo Lebron Xhejms, si dhe Doncic.
Grajms ishte mjaft I saktë, sepse pati 14 gjuajtje me 10 të sakta. Koshi I tij I fundit tripikësh u shënua 1.7 sekonda para mbylljes së kohës së rregullt dhe e çoi ndeshjen në shtë.
Lejkërsat ia dolën 118-114 me fitoren e 9-të radhazi dhe mbeten sërish në krye të renditjes në Konferencën Perëndimore.
Doncic e mbylli sfidën gjithashtu shumë mirë, me 36 pikë, 7 topa në tabela e 7 asistë, duke qenë shënuesi më I mirë I sezonit në NBA.



