Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Vlorë, ndalohet nisja e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit

schedule09:25 - 18 Nëntor, 2026

schedule 09:25 - 18 Nëntor, 2026

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës kanë sjellë marrjen e masave parandaluese nga autoritetet detare.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 08:00 e datës 18 nëntor 2026, pritet të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndim, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 m/s. Ndërkohë, lartësia e dallgëve parashikohet të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, në det të hapur. Ky kufizim do të jetë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor.



Autoritetet u kanë kërkuar të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave emergjente.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë aktivitetin normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike dhe rifillimi i aktivitetit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19 nëntor 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!