Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takim i NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës, ministri Nufi: Populli ukrainas ka të drejtë të mbrohet

schedule23:09 - 17 Nëntor, 2026

schedule 23:09 - 17 Nëntor, 2026

Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, zhvilluar në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve ishte vijimi i mbështetjes së koordinuar ndërkombëtare për Kievin, me synimin për përfundimin e luftës dhe arritjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Nufi theksoi se Shqipëria e konsideron këtë angazhim si përgjegjësi ndaj vlerave të përbashkëta dhe sigurisë kolektive. Ai nënvizoi gjithashtu të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj.



Takimi u zhvillua nën kujdesin e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe sekretarit britanik të Shtetit për Mbrojtjen, Wes Streeting. Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës mbetet një format i rëndësishëm i koordinimit ndërkombëtar për mbështetjen ushtarake dhe të mbrojtjes ndaj Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!