Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-zv.kryeministri i Kosovës: Problemi, pse Kosova nuk është në ‘tryezat europiane’? Qytetarët duan BE-në, qeveria e Kurtit…

schedule20:57 - 17 Nëntor, 2026

schedule 20:57 - 17 Nëntor, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, shprehu kritika per qeverinë e Kosovës për mungesën e përfshirjes në proceset e integrimit evropian, dhe se vendi po mbetet jashtë agjendave të rëndësishme të BE.

Ai ka thënë se problem nuk është vetëm reagimi ndaj këngës së kënduar në komision, por fakti që Kosova nuk është në tryezat ku diskutohen çështjet që lidhen me të ardhmen e saj evropiane.

Abazi kritikoi marrëdhëniet e ftohura me Shqipërinë, duke shtuar se përfshirja e Kurtit në protestat në Shqipëri ka ndikuar që edhe Tirana zyrtare të mos e mbështesë më tej Kosovën.



“Nëse në raportin e progresit për vendin mund të ndodhë në çdo proces, sepse je i vetëpërjashtuar nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe mbahet ideja se çfarë thonë evropianët kur vijnë në Prishtinë. Në aspektin institucional, Kosova nuk ka Ministri të Integrimit Evropian, pavarësisht se është prioritet i qytetarëve të Kosovës. Nëse dikush e kupton se çfarë do të thotë të ngelësh jashtë klubit, janë shqiptarët e Kosovës.

Duhet të jemi të kyçur në diskutime për të parë edhe agjendën. Kosova nuk konsiderohet shtet i shqiptarëve, por është shtet multietnik. Kënga që është kënduar nga një bandë sllovene nuk paraqet problemin e parë. Problemi është pse shqiptarët nuk janë në tavolinë. Reagimi ndaj këngës duhet të jetë, por duhet të fokusohemi te përmbajtja: pse Qeveria e Kosovës nuk është në planin për zgjerim dhe as e ftuar nga Shqipëria? Marrëdhëniet e ftohura dhe përfshirja e Kurtit në protestat në Shqipëri për t’i radikalizuar në dhunë kanë sjellë që Shqipëria të mos e sponsorizojë Kosovën në OKB apo në diskutimet për të qenë pjesë e BE-së.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!