Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij si proces politik dhe të pakonsoliduar juridikisht.
Ai tha se energjia duhet të përqendrohet te faza e apelit, veçanërisht te rrëzimi i akuzës për ndërmarrje të përbashkët kriminale.
“Ky është një proces i hapur politik, proces politik që synon t’i bindë ata që iniciuan atë gjykatë se Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij po tentojnë të blejnë dëshmitarët.
Prokuroria bëri 11 akuza për Hashim Thaçin dhe përfundoi me 17 muaj. I gjithë procesi është politik dhe i pakonsoliduar juridikisht. Po nëse Thaçi do të kërkonte që për njërin nga ta të vinte në dijeni palën tjetër? Provat ishin përgjime, regjistrat e takimeve.
Hallka kryesore aty ishte Kuçi, që u dënua me një muaj. Energjia duhet të përqendrohet në apel. Nëse në apel do të bien akuzat, sidomos ajo për ndërmarrje kriminale, këtu duhet të përqendrohen energjitë. Mirë që nuk kanë vrarë ndonjë dëshmitar palët e treta.”



