Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konstituohet Kuvendi i Serbisë/ Sulmohet me kos deputetja e Vuçiç

schedule17:10 - 17 Nëntor, 2026

schedule 17:10 - 17 Nëntor, 2026

Kuvendi i ri i Serbisë është konstituuar këtë të martë, pas verifikimit të mandateve të 250 deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Seanca konstituive u mbajt në Beograd, ku deputetët e rinj bënë betimin dhe morën zyrtarisht mandatet e tyre parlamentare.
Illija Sërdanoviç, deputeti që i priu Listës Studentore në zgjedhje, tha se qeveria e re e Serbisë mund të formohet deri në fund të vitit.

Sipas tij, hapi i ardhshëm institucional është shpallja e zgjedhjeve presidenciale.



Një ditë përpara konstituimit, Lista Serbe shplaosi pikat kryesore të programit të saj qeverisës, mes tyre: ruajtjen e Kosovës brenda Serbise si territory të tyre, kundërshtimi i pavarësisë apo anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe për BE dhe Moskën qëndrimet nuk ndryshojnë.

Nisja e seancës gjithësesi nuk ka qenë plotësisht e qetë.

Deputetja e Partisë Përparimtare serbe të ish presidentit Aleksandër Vuçiç, aktorja Lidija Vukiçeviç, u sulmua nga një prej qytetarëve në shesh përpara parlamentit duke I hedhur kos mbi flokët e saj.

Lista Studentore ka 140 vende në parlament nga 250 ulëse, pjesa tjetër shkon për partinë e Vuçiç dhe 7 deputetët që përfaqësojnë minoritarët, mes tyre dy shqiptarë.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati kushteteus prej 90 ditësh për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!