TIRANË- Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës se Apelit për biznesmenin italian, Francesco Becchetti.
Përfundimisht ai është dënuar me 12 vite burg.
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 2112 (30-2025-7758), datë 30.09.2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendim.
Beccheti është shpallur fajtor për akuzat “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Bashkimi i të gjitha akuzave në një të vetëm, solli uljen e dënimit me 4 vite.
Biznesmeni italian Francesco Becchetti vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar/abcnews.al



