Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prorusi i flamingove, non grata në BE/ Ledion Krisafi: Rusia i ka dhënë një aspekt jo të vërtetë protestës

schedule13:33 - 17 Nëntor, 2026

schedule 13:33 - 17 Nëntor, 2026

Nga mbështetja për protestat në Shqipëri tek propaganda proruse.

Bashkimi Europian ka sanksionuar gazetarin irlandez Chay Bowes, të Russia Today, së bashku me 112 subjekte dhe persona të tjerë, të cilët kanë manipuluar dhe dezinformuar për llogari të Moskës, kryesisht për Ukrainën dhe kundër Perëndimit.

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se Rusia i ka dhënë një aspekt jo të vërtetë protestës në vend.



Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Krisafi u shpreh se Rusia ka sponsorizuar llogari online, për dezinformim.

“Rusia ka një lloj ofensive, ndaj një pjese të Evropës. Në Twitter, ka llogari që mund të ketë lidhje me Rusinë. Mundohen t’i japin një aspekt protestave që nuk e kanë. Dikush del në protestë se ka një shqetësim, Rusia e paraqitet si protestë kundër NATO-s, integrimit në BE. Ky është qëllimi i Rusisë, për të krijuar kaos informacioni. E njëjta gjë në Francë. Dolën në protesta për arsimin, rusët e treguan si. Kjo nuk është e rastësishme, është në nivel shtetëror. Europa është në luftë psikologjike me Rusinë. Nuk mendoj se rusët kanë interes të veçantë për Shqipërinë. Shfrytëzon çdo lloj rasti për pakënaqësi ose kaos. BE është në luftë të ngjashme me Rusinë, me llogaritë online të sponsorizuara nga Rusia. Kapacitetet e Rusisë për të ngadalësuar progesin e vendeve kandidate në BE, janë shumë të vogla”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!