Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u dënua edhe njëherë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Kësaj here me akuzën për pengim të drejtësisë.
Vendimi u lexua nga gjyqtari i çështjes Christopher Gosnell, i cili theksoi se denimi me 17 muaj burgim nuk do të kryhet njëkohësisht me asnjë dënim tjetër dhe nuk do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se Gjykata Speciale është krijuar me qëllim për të dënuar dhe për të shpërndarë fajin në ish Jugosllavi.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Krisafi u shpreh se Kosova duhet të kishte bërë më shumë lobim.
“Nuk kishte ndonjë iluzion. Është gjykatë që është krijuar me qëllim për të dënuar. Për të krijuar një lloj barazie faj në ish Jugosllavi. Nuk duhet të çuditemi as nga ky vendim i kësaj radhe. Nga mënyra sesi u paraqitën faktet, si ishte qëndrimi i gjykatësve, të çon tek ideja se kishte një lloj qëllimi për të dënuar. Nuk duhet të ketë ndonjë iluzion. Ka një lloj qëllimi, për të dënuar. Gjykata është bërë për të shpërndarë fajin në ish Jugosllavi. Kjo është ajo që po bën gjykata. Nuk besoj se edhe Apeli, do ishte habi nëse do kthente ndonjë gjë lidhur me vendimin. Mendoj se tani lufta është e kotë. Lufta duhet të ishte bërë para se të krijohej gjykata.
Gjykata u themelua me presion shumë të madh ndërkombëtar. Mendoj se lufta politike është e kotë. Kjo lëvizje, për momentin është e pavlerë. Është e vështirë të ndryshimin qëndrimin e BE për këtë gjykatë. Jemi pak vonë. Nuk pres ndryshim në rastin e Apelit. Para dhënies së vendimit, mund të ishte bërë më shumë lobim. Duhej vepruar, ose para se të krijohej gjykata, ose para se të fillonte punën gjykata. Mendoj se nga Kosova duhet të kishte më shumë lobim”, theksoi ai./abcnews.al



