Sheffield United vazhdon të tregohet një kockë e fortë dhe tifozët e ekipit të ardhur nga një kategori më poshtë kanë nisur të ëndërrojnë pjesëmarrjen në kupat europiane.
Ekipi i Chris Wilder po luan në shtëpi përballë West Ham dhe ka kaluar në avantazh në minutën e 53-të. Skocezi McBurnie është autori i golit, teksa “meritën” më të madhe e pati portieri dhe një ndër mbrojtësit miq.
David Martin zëvendësoi polakun Fabinaski në portë në minutën e 15-të dhe gafa e tij fatale pritet t’i kushtojë shtrenjtë “Çekiçëve”, ndërsa vendasit ngjiten në vend të pestë nëse arrijnë të ruajnë avantazhin e çmuar. /abcnews.al