Presidenti i SHBA, Donald Trump, të hënën tha se “mund” të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Kinë gjatë turneut të ardhshëm diplomatik në Azi.
“Mund të (takohemi) … kemi një mundësi për të arritur shumë gjëra”, u tha Trump gazetarëve lidhur me takimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin, teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se një takim i mundshëm me liderin e Koresë së Veriut varet nga Kim dhe Xi.
Presidenti amerikan tha se agjenda e vizitës së tij do të përqendrohet kryesisht në çështjet ekonomike.
Trump do të mbërrijë të martën në kryeqytetin e Filipineve, Manila, për bisedime me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), një bllok rajonal, dhe Dialogun Katërpalësh të Sigurisë (Quad), një partneritet diplomatik që përbëhet nga SHBA-ja, Australia, India dhe Japonia.



