Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve intensive/ Hapet për qarkullim rruga Theth-Ndërlysaj

schedule10:03 - 15 Nëntor, 2026

schedule 10:03 - 15 Nëntor, 2026

Situata në Qarkun e Shkodrës paraqitet e qetë dhe po shkon drejt normalizimit pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Sipas raportimit të Prefekturës, pjesa më e madhe e problematikave të shkaktuara nga moti i keq është drejt zgjidhjes, ndërsa në disa zona vijojnë ndërhyrjet për rikthimin e plotë të normalitetit.

Në Bashkinë Shkodër, aksi rrugor Theth–Ndërlysaj është aktualisht i kalueshëm për automjetet 4×4 dhe mjetet e rënda. Ndërkohë, vijojnë punimet për pastrimin e plotë të inerteve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë rrugë.

Edhe në fshatin Kamicë, në Bashkinë Malësi e Madhe, situata është përmirësuar. Prurjet e Përroit të Thatë kanë rënë, ndërsa strukturat bashkiake do të vijojnë ndërhyrjet për riparimin e rrugës dhe rikthimin e aksesit drejt fshatit.



Ndërkohë, në bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk janë raportuar problematika nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Probleme nuk raportohen as në funksionimin e veprave kulluese dhe hidrovorëve, sipas monitorimit të kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, po vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në zonat e prekura nga reshjet, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!